Putin me mandatin e katërt në krye të Rusisë: kush e votoi, përmes fotografive

Rusët kanë zgjedhur në krye të vendit të tyre për një mandat të katërt, Vladimir Putinin. Rezultati nuk ishte i papritur për askënd. Rreth 109 milionë qytetarë rusë kishin të drejtën e votës- në 100 mijë qendra votimi në Federatën Ruse dhe po ashtu në 145 vendeve të huaja.

Një qytetar hedh votën e tij në terminalin e stacionit të trenit Kazanskaya në Moskë.
Një zyrtar asiston një votuese për të hedhur votën në një qendër votimi.
Një nënë e re hedh votën nga materniteti.
Pozicion i qartë? Vladimir Putin del nga dhoma e votimit pasi ka votuar në Moskë.
Persona në një qendër të ndaluarisht presin për të votuar.
Fëmija ndihmon të ëmën për të hedhur votën në kuti.
Kadetët e akademisë së marinës Nakhimov përzgjedhin favoritin e tyre përpara se të votojnë në Sevastopol.
Një burrë i moshuar voton në shtëpinë e tij në fshatin Buyanovo, afër kufirit me Bjellorusinë.
Anëtari i komisionit lokal elektoral largohet nga shtëpia e një fshatari pasi mundësoi votimin e këtij të fundit në Kutkovo, Rusia perëndimore.
Patriarku Kirill i Moskës dhe gjithë Rusisë voton.
Anëtarë të klubit të notit Ariu Polar votojnë në Barnaul, mbi lumin Ob në Siberi.
Grua e veshur me gëzof voton në Moskë.
Aktori franko-rus, Gerard Depardieu hedh votën e tij në ambasadën ruse në Paris.
Një zyrtar elektoral tërheq kutinë e lëvizsshme të votimit përmes dëborës në fshatin Koshlauch, Tatarstan.
Njerëzit largohen nga qendra e votimit gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Një grua voton në një kuti të lëvizsshme në një vendbanim në rajonin e Smolenskut në perëndim të Rusisë.
Ksenia Sobchak, kandidate presidenciale voton në Moskë.                                                                                              Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related posts