Auto Dak
Auto Dak

PUSHTIMI/ Urdhëra, këshilla dhe paralajmërime: ja ç’kërkuan gjermanët nga shqiptarët në vitin ’43

Menjëherë pas kapitullimit të ushtrisë italiane, në Shqipëri u vendos sundimi i Gjermanisë Naziste. Qytet më qytet, ushtria gjermane mori në dorë pushtetin dhe që në ditët e para bënte shpesh fushata informuese për popullin shqiptar mbi  qëllimet e ardhjes në Shqipëri dhe se si shqiptarët gjatë kohës së këtij sundimi (të përkoshshëm siç e deklaronin ata) duhej t’i nënshtroheshin një varg rregullash të rrepta, për mënyrën si do të qarkullonin, për mospërfshirjen në konflikt me ushtrinë gjermane,  e shumë udhëzime se  si do të vijonin jetën e tyre në qetësi.

Korça  ishte një prej qyteteve ku ata shpërndanin shpesh njoftime e urdhëresa për informimin e popullsisë vendase.

Përshtypjet mbi ushtrinë gjermane, që për dekada me rradhë kanë qarkulluar mes të moshuarve si legjenda urbane, duket se kanë qenë të vërteta. Ushtria gjermane nuk ka shënuar konflikte të mëdha të armatosura me popullsinë në Shqipëri, por njëkohësisht kanë vendosur pushtetin e tyre me dorë të hekurt që në ditët e para.  Mënyra e përcjelljes në popull të rregullave e udhëzimeve të tyre të rrepta, ishte përmes fushatave informuese me udhëzime e rregullore të afishuara nëpër qytete e fshatra.

Më poshtë sjellim disa prej njoftimeve që ata kishin afishuar gjatë shtatorit të vitit 1943 në Korçë, ku informohej publiku mbi rregullat e funksionimin të jetës nën sundimin e ushtrisë naziste për sa kohë ata do të qëndronin në atë qytet.

***

Shqiptarë! Banorë!

Fuqia e armatosur gjermane ka marrë në dorëzim pushtetin urdhnues në Qarkun e Korçës. Këta do të vendosin patjatër rregullin, sigurinë dhe qetësinë e vëndit.

Të gjitha masat e tashme të luftës i shërbejnë vetëm sigurimit të rregullit për të mirën e popullit.

Kush shikon me qetësi punën e vet e siguron jetën e tij, të familjes si dhe pasurin’e tij.

Bujqër, zejtarë, tregtarë, nëpunës!

Shkoni me qetësi në punën t’uaj!

Kush guxon të qëndrojë kundra gjermanëve, duhet ta dijë:

SE ÇDO PROVË PËR TË BËRË SABOTAZHE OSE DEMONSTRATA DO TË SHTYPEN QYSH NGA RRËNJA ME RREPTËSINË E MERITUAR.

Shqiptarë! Banorë!

Shkoni të qetë e me besim në punën t’uaj! Binduni në udhëzimet e dhëna. Kjo është e vetmja rrugë për të siguruar pas lufte nje Shqipëri të papërçarë, të fortë e të shëndetshme në radhën e popujve t’Evropës së re.

Komandanti i Trupave Gjermane

***

URDHER

  • Qëndrimi nëpër rrugët prej 2 e më tepër persona është rreptësisht e ndaluar!
  • Kalimi nëpër rrugët në grupe nuk lejohet!
  • Prej orës 7 të mbrëmjes deri ne ora 7 të mëngjesit të gjithë civilat të qëndrojnë nëpër shtëpira.
  • Me shkeljen e këtij urdhri qëllohet me armë

 

Komandant i Trupave Gjermane

***

Njoftim për popullin e Korçës

  • Të gjithë ligjet shtetnore, ose italiane që kanë qenë në fuqi mbeten gjithnjë në fuqi deri në një njoftim të ri.
  • Çdo ngritje të çmimeve është e ndaluar, të gjithë mallrat duhet të shitetn me çmimet e datës 8.9.1943, fshehja e mallrave është e ndaluar.
  • Veprimet për mbledhje të hollash janë të ndaluara.
  • Çdo bashkëpunim me banditët është i ndaluar dhe në rast se ndodh nje gjë e tillë dënohet si pjesëtar i tyre. Lajmërimet mbi qëllimin ose levizjet e çetave duhet ti njoftohen komandaturës.
  • Në rast se qëllohet ndonëj i forcave të armatosura, për çdo ushtar gjerman të vrarë ose të plagosur vriten në litar 10 shqiptar.
  • Të gjithë automjetet duhet ti njoftohen komandaturës, me hollësirat, firmën e frabikës, tipin, vitin e ndërtimit, llojin e motorrit, fuqinë si dhe madhësinë e hapësirës.
  • Të gjithë dhomat që ndriçohen do të herrësohen me kujdes qush prej fillimti të natës.
  • Për arsye sigurie të përkohshme të gjithë radiot dhe aparatet dedektorë si dhe çdo lloj modeli më të vjetër të tillë të pajisura me adresën e pronarit, do ti dorëzohen komandaturës mbrenda datës 24 shtator 1943, para darke midis orëve 8 -12.
  • Të gjithë çifutët që gjenden në Korçë, për arsye të statutit më 24 .9.1943, kanë me lajmërue vehten në komandë, midis orëve 15-17.
  • Mos konfirmimi mi këto porosi do të dënohet simbas ligjit t’onë ushtarak.

 

Komandant’i trupave gjermane. /tesheshi.com/

 

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts