728 x 90 Leaderboard

Punonjësja kineze paketon kushineta prej metali me një shpejtësi marramendëse (video)

Në videon e mëposhtme jepen pamjet e një aftësie të rrallë të një punonjëseje kineze, e cila arrin të paketojë një qese me kushineta në vetëm 6 sekonda.

Vajza përdor një shkop për t’i mbledhur 10 kushinetat prej metali dhe i mbështjell ato me një qese plastike. Me ta vendosur paketimin e bërë në një kuti në të djathtë të saj, vajza nis të mbledhë 10 kushineta të tjera.

Mendohet që videoja të jetë filmuar në një fabrikë në Provincën Jiangsu, në Kinën lindore.

Aftësia që ka vajza për të bërë dy veprime të ndryshme njëherësh, i mundëson asaj që me një dorë të mbledhë kushineta e me tjetrën të mbështjellë të tjerat.   

Të gjithë ata që i kanë parë këto pamje, janë shprehur të mrekulluar nga shpejtësia me të cilën punon vajza. /tesheshi.com/

Related posts