Punoi 7 ditë në javë, gjobitet me 3 mijë euro bukëpjekësi në Francë

Para disa ditësh në Francë një bukëpjekës u gjobit me 3.000 euro, sepse verën e kaluar kishte punuar 7 ditë të javës pa asnjë ditë pushim.

Bukëpjekësi francez nga Lusigny-sur-Barse u sanksionua vetëm gjatë shkurtit për punën e tepruar gjatë muajve të verës dhe gjoba e majme iu shtua për hapje të furrës çdo ditë.

Biznesi i tij gjendet në Arube, një zonë e pyllëzuar pranë liqeneve, e cila vizitohet çdo verë nga mijëra turistë.

Për disa vite rresht bukëpjekësi ishte ndihmuar nga një i dytë duke e lejuar atë ta mbante hapur furrën pa ndërprerje në muajt korrik dhe gusht.

Xhiroja e fitimit gjatë këtyre dy muajve i mundësoi bukëpjekësit të paguante edhe një punëtor dhe kështu nuk kishte pse ta mbyllte biznesin.

Por, me sa duket në Francë nuk mund të punosh më shumë se sa orët fikse të punës për javë, pasi kjo ul rendimentin e punës dhe cilësinë në këtë rast.

Bukëpjekësi nuk e ka shlyer ende faturën duke shpresuar që shuma e gjobë-vënies do lehtësohet duke marrë parasysh se në fshatin e tij prej 2000 banorësh nuk ka shumë konkurrencë pune dhe një furrë buke është e domosdoshme të jetë hapur çdo ditë të javës./tesheshi.com/

Related posts