Auto Dak
Auto Dak

Puçi ushtarak në Turqi i përplas dhe sportistët: fjalë të ashpra për Hakan Shykyrin

Tentativa për marrjen e pushtetit me dhunë në Turqi ka marrë fund pa dhënë rezultat, por situata vijon të mbetet e nderë në vend.

Një shembull i tensionit që ekziston në Turqi është përplasja më e fundit në rrjetet sociale midis sportistësh e ish-sportistësh, të gjendur në llogore të ndryshme në ngjarjet e fundit.

Piloti i garave me motorë, disa herë mbajtës i trofeut të Kampionatit Botëror të Supersport, Kenan Sofuogllu, do të ishte një prej pjesëmarrësve ditë më parë në përurimin e urës së tretë mbi Bosfor, ku dhe do të thyente dhe një rekord shpejtësie. Ai është i njohur për qëndrimin e tij pro partisë në pushtet në Turqi, AKP-së, e për simpatinë e theksuar për Erdoganin.

Vendlindja e tij është provinca e Sakarjas, e njëjtë me atë të ish-futbollistit të njohur Hakan Shykyr. Por ndryshe tij, Hakan Shykyr është një mbështetës i hapur i lëvizjes Gylen, duke u zhvendosur së fundi me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ja çfarë shkruan për të Sofuogllu në rrjetet sociale: “Faleminderit Zotit, popullit dhe kapitenit (Erdoganit) për ata që qëndruan në këmbë… Hakan Shykyr, mos guxo të vish në Sakarja, ky popull ka për të të linçuar.”

Një përgjigje vjen nga një basketbollist, që luan në NBA, e që po ashtu njihet si mbështetës i lëvizjes Gylen.

“I paturp,” shkruan Enes Kanter, lojtari i Oklahoma Sitit.

“Ky popull nuk do ta harrojë tradhtinë tuaj,” është reagimi që ka marrë basketbollisti nga ndjekës të shumtë të rrjeteve sociale.

Përplasja në rrjet vazhdon… /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts