Publikoi një emoji në Instagram, procedohet adoleshentja 12 vjeçare

Një studente e moshës 12 vjeçare është akuzuar se ka kërcënuar sigurinë e shkollës së saj pasi ka postuar në Instagram një mesazh me disa emoji më shumë seç duhet. Në veçanti, vajza nga Fairfax në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkruar: “Vrasëse. Shihemi në bibliotekë të Martën” me disa emoji të bashkangjitura.

Personeli i Sidne Lanier Middle School, duke parë emojit si armë, bomba dhe thikë, e ka cilësuar situatën si të rëndë dhe kanë telefonuar policinë, e cila ka arritur të gjejë adresën e IP-së së postimit që ka bërë vajza.

Edhe pse një zëdhënës i autoriteteve shkollore ka thënë se kërcënimi “nuk ishte i besueshëm”, gjithsesi, vajza është akuzuar. Tani pritet vendimi i gjykatësit për të përcaktuar nëse emojit përshkruanin dëshirën e vajzës për të kërcënuar shkollën.

Sipas nënës së vajzës, adoleshentja ka publikuar atë postim, pasi shpesh bie pre e bulizmit në shkollë. /tesheshi.com/