Publikohen kompanitë e Princit bin Salman dhe të vëllezërve të tij

Wall Street Journal raporton se Princi i kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, së bashku me vëllezërit e tij ka fituar një gamë të gjerë pasurish të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit.

Në listën e kompanive të tyre regjistruara për vitin 2017 në Arabinë Saudite, renditen si më poshtë:

SEPCO – është një kompani e mbrojtjes së mjedisit që menaxhon mbeturinat dhe riciklimin e tyre në gjithë Arabinë Saudite.

Watan Industrial Investment – është një kompani që merret me shpërndarjen dhe shitjen e kimikateve industriale. Një nga klientët e saj është Aramco, kompania e naftës e qeverisë.

Manga Entertainment  –  është kompani që merret me prodhime grafike e video-game.

Tharawat Holding – zotëron aksione në sektorin bankar, si dhe në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industri të ndryshme.

Tharawat Seas – investon në përpunimin e prodhimeve të detit në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Ansaq Medical – është në pronësi të Tharaëat përmes Rafawed. Ajo është kontraktuar me spitalet amerikane në New Orleans lidhur me transplantimin e organeve njerëzore.

Siç dihet, kohët e fundit Princi bin Salman ka marrë në dorë frenat e qeverisjes së vendit, duke ndërmarrë reforma në disa fusha. /tesheshi.com/

 

Related posts