Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PSG merr frytet e para nga investimi “Nyemar”, 10 milionë euro në 4 orë

Vlera e PSG në treg është shtuar me 500 milionë euro, duke shkuar në 1.5 miliardë, pas transferimit të yllit brazilian, Neymar,  nga Barcelona.

Mijëra njerëz e pritën Neymarin në daljen nga hoteli dhe në prezantimin zyrtar në klubin e “Parc des Princes”, por jo vetëm kaq.

Në 4 orë, PSG ka fituar plot 10 milionë euro nga shitja e fanellave me numrin 10, që do të mbajë Neymar.

Kjo shifër në kaq pak orë tregon për një ritëm i jashtëzakonshëm, megjithëse fitimi do të ndahet mes klubit, sponsorit teknik dhe dyqaneve.

Me këtë e shumë operacione të tjera financiare, sheiku al-Khelaifi synon të “driblojë” rregullin e “Fair Play”-t financiar, për të cilin UEFA ngulmon se do të hetojë.

Në selinë e qeverisë botërore të futbollit do të dorëzohet dhe dokumenti i PSG-së për Neymarin, për të garantuar transparencë.

Në anën tjetër,  Barcelona ka bërë të ditur se nuk do të paguajë 26 milionë euro komisione në favor të babait të futbollistit brazilian, për rinovimin e firmosur vitin e kaluar.

Largimi i Neymar konsiderohet si shkelje e akordeve, ndaj katalanasit shpejtuan duke evituar pagesën e ndërmjetësimit, e cila do të niste prej të hënës. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts