PSG-ja luan tenis me Monakon dhe siguron titullin në kampionatin francez

Skuadra e Parisit e ka zbritur nga froni Monakon me një fitore tenistike, dhe pesë javë para përfundimit të kampionatit ka siguruar titullin në Ligën e Parë franceze.

PSG-ja fitoi 7-1 në “Parc des Princes” ndaj kampionëve në fuqi; katër prej golave u shënuan furishëm në 27 minutat e para.

Me 87 pikë, PSG është e paarritshme nga Monako, që ka vetëm 70 pikë dhe rrezikon dhe vendin e dytë, e ndjekur nga Lioni dhe Marseja.

Ky është kampionati i pestë i fituar në gjashtë sezonet e fundit nga PSG-ja, që e dominon totalisht futbollin francez.

Pavarësisht këtij suksesi, për PSG-në spikat në këtë sezon dështimi në Champions League, ku u eliminua në një të tetat nga Reali i Madridit. /tesheshi.com/

Related posts