Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Pse u ndalua muzika gjatë verës në masat anti-COVID? Vjen shpjegimi shkencor i ministrit Klosi

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi shpjegoi se përse u ndalua muzika në lokalet e natës gjatë kohës së sezonit turistik në kuadër të masave anti-COVID. Sipas tij, e thonë ekspertët, muzika është një përcjellëse e virusit.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të Turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje u  duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë, dhe kjo është e vërtetuar, janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër. pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin.

Në distancat që jemi ne të dy (i drejtohet moderatorit) mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë, sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi në një intervistë për A1 Report.

Kujtojmë se kur u morr vendimi i ndalimit të muzikës, aty nga mesi i qershorit, TJ e këngëtarë dolën në protestë, por qeveria nuk u zbraps nga vendimi. /tesheshi.com/       

auto pjese dak

Related posts