Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Pse Senegali vendos të mbjellë 80 milion pemë?

80 milion pemë mangrove do të mbillen në Senegal. Në këtë mënyrë, ky vend do të luftojë ndryshimin negativ të klimës.

Qëllimi është të mbrojmë zonat më të rëndësishme bujqësore, veçanërisht ato ku rritet orizi, sipas Forumit Ekonomik Botëror.

Pyjet e mangrove-s janë kërcënuan në një nivel kritik. Deri në vitin 2006, zona pyjore, e barabartë me atë të 55,000 fushave të futbollit, ishte shkatërruar ose zhdukur. Shkaqet më domethënëse janë thatësira dhe shpyllëzimi.

Kjo është arsyeja pse Senegali ka planifikuar ripyllëzimin më të madh deri më tani. Synimi është të mbillen pemë në një sipërfaqe prej dhjetë mijë hektarësh në 20 vitet e ardhshme. Njëqind mijë njerëz nga 350 fshatra do të kontribuojnë për këtë. Kjo do të lejojë prodhimin e 18,000 tonë peshk në vit, që do të thotë më shumë ushqim për popullatën. Por jo vetëm kaq. Pyjet do të thithin katër herë më shumë karbon në krahasim me pyjet e shiut.

Kjo mendohet të jetë thelbësore për jetën në zonat bregdetare të shtetit pasi do të zvogëlojë erozionin e tokës, i cili ndodh gjatë motit të keq, dhe mbron habitatin për dy mijë specie.

Forumi Ekonomik Botëror tha se zhdukja e këtij lloji të pyjeve bëri që uji të ishte më i kripur. Kjo rezultoi në rënien e fermave të orizit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts