Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Pse komuniteti LGBT në Itali po sulmon ashpër Zlatan Ibrahimoviç?

Një zëdhënës i pjesës së organizuar politikisht të komunitetit italian LGBT akuzoi Zlatan Ibrahimoviç për homofobi pas performancës së tij në Sanremo.

Suedezi ishte një mysafir special në festivalin në Liguria, ku ai këndoi me Sinisha Mihajloviç, por që jo për këtë arsye, zemëroi komunitetin LGBT.

Drejtuesi i eventit, Amadeus, i kërkoi Zlatanit të imagjinonte se si do të dukej kjo ngjarje nëse transmetimi do të organizohej nga shtëpia e tij.

“Këngëtarë në dhomën e ndenjes, vajza me Zlatanin. Ju në kuzhinë ndërsa ju më bëni kafe”, tha Zlatan dhe në fjalët e tij përfshiu   Achillea Lauron, një këngëtar Italian, i cili krahasohet nga shumë me Lady Gaga-, pasi nuk e deklaron veten si “ai” por si “ajo”.

“Ne do ta fusnim në garazh për të ruajtur makinat, pasi hajdutët nuk do të vidhnin asgjë sepse do të kishin frikë prej tij”.

Në një bisedë me La Repubblica, përfaqësuesi i komunitetit LGBT dënoi fjalimin e Ibrahimoviçit dhe kujtoi se kjo nuk ishte hera e pare prej tij.

“Ibrahimoviç tregoi në Spanjë se është i prirur për shpërthime homofobike. Kur një gazetar e pyeti në 2010 nëse ishte homoseksual, ai i tha që të sillte motrën e tij”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts