Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Pse kjo bebe arabe disaminutëshe është bërë e famshme?

Maskat dhe largësia fizike janë bërë gjëra të pashmangshme kur bëhet fjalë pandeminë koronavirusale COVID.

Një foto nga Dubai ka udhëtuar nëpër botë dhe ka kënaqur shumë, duke u dhënë atyre një dritë shprese se një mot më i mirë na pret së shpejti.

Ajo u publikua nga gjinekologu Samer Cheaib nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilit i porsalinduri ia tërheq maskën nga fytyra ndërsa ai buzëqesh shumë.

“Të gjithë duam një shenjë që së shpejti do të heqim maskat,” shkroi Cheaib krahas fotos.

Fotoja mblodhi më shumë se 76 mijë pëlqime.

Cheaib i tha CNN-it se nëna lindi binjakë, një djalë dhe një vajzë, por djali ishte ai që u bë shkak për foton virale.

“Unë e mbajta atë që babai i tij të na bënte një foto, dhe foshnja më tërhoqi maskën. Në atë moment, të gjithë qeshëm”, shpjegoi doktori.

Cheaib ndau foton në profilin e tij dhe u befasua nga popullariteti i saj.

“Ndoshta arsyeja është pozitiviteti i saj. Të gjithë jemi duke pritur të heqim maskat, kështu që ajo u bë virale”, tha ai.

Shumë në mediat sociale pajtohen me mendimin e tij.

“Ky është një simbol i shpresës në mes të një beteje me koronën”, “Imazhi më i bukur që kam parë” dhe “të gjithë së shpejti do të heqim maskat”, janë vetëm disa nga komentet. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts