“Pse”-ja e një deklarimi? Kur Kadria thotë: “s’bëhet nami me shku edhe në opozitë”

 Nga Blendi Gashi

Kemi qëndrime të qarta politike, PDK do të votojë ‘pro’ marrëveshjes për Demarakcionin. Nuk jam këtu vetëm me fitu vota, s ‘bëhet nami edhe me shku në opozitë”. Kështu ka deklaruar kryparlamentari Kadri Veseli të martën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke lëshuar një mesazh të qartë drejt kryeministrit Haradinaj se nëse kjo marrëveshje nuk kalon mund ta pret fati i Isa Mustafës, pra ta humbasw karrigen e pushtetit.

Më pas, Veseli, duke aluduar edhe në Ramushin dhe deputetët e partisë së tij, ka thënë se të gjithë ata që sot janë kundër në një të ardhme, do ta votojnë marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Edhe politikanët që po e sjellin e po stërsjëllin do të vijnë në situatë që do të votojnë atë. Ishalla nuk vonon më shumë. Edhe nëse 10 vite nuk kemi me e vendos, përsëri në fund do të votohet”, ka thënë Veseli.

Këto mesazhe të Veselit që mund të quhen edhe “kërcënuese”, janë një kërkesë e hapur ndaj Ramushit që të bindw deputetët ta votojnë marrëveshjen, përndryshe zgjedhjet e parakohshme do të trokasin.

Dhe duke parë qëndrimin aktualisht të palëkundur të AAK-së si dhe NISMA-s që nuk e votojnë marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi, çuarja e vendit në zgjedhje sërish mbetet një opsion me shpresën që një legjislaturë e re do t’i ketë votat për ta ratifikuar Demarkacionin.

Po pse e përmendi Veseli shkuarjen në opozitë?

Padyshim se pjesa më interesante e deklaratës së Veselit është qëndrimi se “s’bëhet nami me shku edhe në opozitë”.

Pra, Veseli në një mënyrë tregoi se nëse nuk arrihet një konsensus brenda një kohe të shkurtër, nuk do të presw Haradinajn ashtu si Mustafës për të dëshmuar nëse janë votat dhe se koalicioni do prishet për të shkuar në zgjedhje të reja.

Duke ditur se nuk ka korrur rezultate të mira në zgjedhjet e fundit nacionale dhe ato lokale, Veseli pas zgjedhjeve eventuale të parakohshme më shumë e sheh vetën në opozitë duke ja lënë një qeverie tjetër çështjen e Demarkacionit për ta ratifikuar, por gjithnjë marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi, pasi këtë e vlerësojnë të rregullt edhe ndërkombëtarët, dhe se si opozitar assesi nuk do votonte marrëveshje tjetër që praktikisht do i sillte në një pozitë bllokuese qeverinë e re.

Aktualisht këto janë kalkulime politike që brenda një kohe të gjatë mund të marrin një epilog të tillë.

Pra, mosmarrja e “vendimeve të mëdha” që sipas Veselit e rrëzuan Isa Mustafën nga pushteti, me gjasë do e rrëzojnë edhe Ramushin, pasi i njëjti siç duket nuk do mundet ta ratifikojë Demarkacionin (versionin e tanishëm e kundërshton, version tjetër nuk ja voton PDK), pastaj nuk pritet të formojë ushtrinë siç ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore, por as të kryejë Asociacionin e komunave me shumicë serbe apo “Zajednicën” (të cilën e ka kundërshtuar si opozitar dhe kundërshtohet ende nga Vetëvendosje). /tesheshi.com/