Auto Dak
Auto Dak

Pse Erjon Veliaj është i kënaqur nga emërimet e reja në qeveri…

Gara e heshtur Veliaj-Tahiri dhe si katër zgjedhjet e Ramës për ministra të rinj të qeverisë së tij forcojnë “klanin” e kryebashkiakut në PS…

Largimi i 4 ministrave nga Rama nuk e kanë kënaqur aspak opozitën e cila kishte atakuar fort të paktën 2 prej tyre, Saimir Tahirin dhe Ilir Beqajn, por emrat e zëvendësuesve të tyre kanë kënaqur pa dyshim kryebashkiakun Erjon Veliaj, i cili shihet si një figurë pasardhëse e Ramës në parti.

Dueli i heshtur mes Veliajt dhe Tahirit ka nisur që me garën paraprake për Bashkinë Tiranë, ku të dy emrat lakoheshin në media po aq shumë sa dhe në parti. Secili prej tyre ka grupin e tij të mbështetësve e simpatizantëve brenda partisë. Të dy kanë garuar në tentativën për krijimin e një imazhi të fortë publik dhe sa më të pëlqyeshëm nga audienca e gjerë.

Mjafton të hedhësh një sy në facebook-un e secilit për të kuptuar garën e PR-it të tyre. Ndaj, ikja e Tahirit e ka lënë Veliajn pa një konkurent të denjë në fushën e “spektaklit” politik, si ai i policëve spiderman-e që ngjiteshin mureve të Pediatrisë më 1 Qershor, ndërsa Veliaj shkonte çerdhe mëçerdhe për të bërë foto me fëmijët. Edhe lajmi i dorëheqjes së Tahirit ishte në gjitha mediat që njihen si pranë Veliajt një ditë para se Rama të vendoste të largonte pas tij edhe 3 ministra të tjerë.

Zëvendësimi i Tahirit me Fatmir Xhafajn është një moment që kënaq dhe Veliajn duke i çuar pranë një nga njerëzit që e ka “shlyer” nga mëkati i rrëzimit të qeverisë socialiste kur ishte drejtues i “Mjaftit”.

 

Ministrat e rinj dhe lidhjet me Veliajn

I pari, Fatmir Xhafaj, nuk është mik me Veliajn por është i afërt me të dhe mbahet mend për daljen publike në krah të tij kur socialistët e vjetër i kujtonin “socialistit” të ri si kishte sulmuar qeverinë “Nano”. “Ne ikëm në atë kohë se kishim bërë disa gabime.

Do të thotë se ata djem dhe vajza kishin të drejtë. Por ne nuk i dëgjuam,” tha Xhafaj në krah të Veliajt duke bërë avokatin e tij.

E dyta, Olta Xhaçka, besohet se është njohur me Veliajn që kur ishin të dy studentë në Amerikë. Më pas ajo ka qenë ashtu si Veliaj aktiviste e organizatës Mjaft dhe më tej në partinë e krijuar nga aktivistët e kësaj organizate G99 para se të merrnin vendimin për të hyrë në PS me ardhjen e Ramës në krye të kësaj partie. Pra në qeveri Veliaj ka një mikeshë të vjetër në vend të Blendi Klosit, i cili nuk kishte ndonjë miqësi me të.

E treta, ministrja e re e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është gjithashtu një bashkëpunëtore e Veliajt. Duke shfrytëzuar çdo mundësi për PR, Veliaj ka qenë edhe në QSUT gjatë drejtimit të qendrës nga Manastirliu për të krijuar Rrjetin e Miqve të fëmijëve të spitalit Pediatrik së bashku me tenorin Saimir Pirgu, pas një koncerti të tij mbështetur nga Bashkia Tiranë.

I katërti, Eduart Shalsi, gjithashtu është një mik i Veliajt dhe bashkëpunëtor i tij. Vetë Veliaj e ka kremtuar miqësinë me të në një nga postimet e tij të famshme në facebook. Shalsi ka punuar në fushatën e tij për kryebashkiak.

Pas këtyre ndryshimeve në qeveri Erjon Veliaj do t’i gëzohet të qënit i vetmi super-star pa konkurencën e Tahirit, ndërsa do të ndihet më komod në bashkëpunimin me ministritë e tjera që do të drejtohen që nga sot prej miqve të tij. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts