PS: Së afërmi, në Kongres me Fatos Nanon

PS ka vendosur që të mbledhë Kongresin më datë 23 mars, nga ku pritet të dalë dhe lista e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 23 qershorit.

Siç informohet dhe nga burime të brendshme nga selia rozë, diskutimet e Kongresit do mbështeten në tre shtylla: modelet qeverisjes lokale, Bashkëqeverisja dhe Pakti për Universitetin.

Risia e këtij kongresi pritet të jetë prania e ish-kryetarit Fatos Nano, sepse, siç konfirmohet, atij i është bërë një ftesë për pjesëmarrje.

Deri më tani Nano ka qënë i ftohtë, a më saktë gati inegzistent për akses në ish-partinë e tij prej së cilës u largua PS: Së shpejti, në Kongres me Fatos Nanon nga drejtimi pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2005. Me disa afrime, apo ngacmime periferike, duke patur dhe si synim marrjen e presidencës, Nano vitet e fundit pothuajse ka shuar çdo protagonizëm për të mbetur i lidhur me zhvillimet në PS-në e drejtuar nga Rama. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts