Provoni të kërkoni kryeqytetin e Izraelit në Google…dhe do të gjeni Jerusalemin

Javën e kaluar, presidenti Donald Trump tha se SHBA-të do ta njohin Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Udhëheqësit botërorë dënuan masën dhe një takim i Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara u mbajt të premten, ku të gjithë anëtarët (përveç SHBA-së) e denoncuan vendimin e Trump.

Ambasadorët nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Gjermania, Italia dhe Franca lëshuan një deklaratë të përbashkët, në të cilën thanë se vendimi i Trump “nuk është në përputhje me rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe ishte i padobishëm për sa i përket perspektivës për paqe në rajon”.

Por, duket sikur Google nuk pajtohet. Motori i kërkimit ndërkombëtar thotë se Jerusalemi është kryeqyteti i Izraelit.

Për vite të tëra, fati i qytetit të lashtë ka qenë në një gjendje të vazhdueshme të shtrëngimit të luftës.

Pjesa perëndimore e Jerusalemit u pushtua nga Izraeli gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948; pas Luftës së Gjashtë Ditëve të vitit 1967, Jeruzalemi Lindor u aneksua nga Izraeli, duke hequr pengesën që ndau qytetin e lashtë në dy pjesë.

Komuniteti ndërkombëtar nuk e ka njohur Jerusalemin Lindor si pjesë të Izraelit që nga ajo kohë. Përkundrazi, ajo trajtohet si territor i pushtuar.

Palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez.

Asnjë vend në botë nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, përveç SHBA-ve.

Rusia paralajmëroi njohjen e Jerusalemit Perëndimor si kryeqytetin e Izraelit dhe të Jeruzalemit Lindor si “kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez”.

Megjithatë, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu sheh Jeruzalemit në tërësinë e tij si kryeqytetin e Izraelit, ashtu si edhe Google. /tesheshi.com/

 

 

Related posts