Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Provokacija” e Gjukanoviçit ndaj serbëve: gati të vizitojë Srebrenicën, aty pati genocid

Në një përplasje të ashpër me Beogradin, presidenti malazez e ka sfiduar politikën serbe duke thënë se do vizitojë Srebrenicën në 25-vjetorin e masakrës.

“Unë do të vij në Srebrenicë për 25-vjetorin e gjenocidit”, tha njeriu i cili këto kohë po hahet me Kishën Ortodokse Serbe, si dhe me një pjesë të politikës së Beogradit.

Shkak është bërë Ligji për Fenë, të cilin serbët e kundërshtojnë fuqimisht, Kisha dhe politika bashkë.

Gjukanoviç tha se e njihte genocidin e Srebrenicës dhe e kishte detyrim përkujtimin e viktimave të tij.

Vetë Mali i Zi  u shpëtoi luftrave në ish-Jugosllavi, por së fundi hije të saj janë shfaqur pikërisht nga reagimi i ashpër serb ndaj Ligjit të Fesë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts