Protestat anti-Vuçiç në Beograd: kush e vrau Oliver Ivanoviçin?

Në protestën e radhës anti-Vuçiç në Beograd,u kërkua zbardhja e vrasjës së Oliver Ivanoviçit, ish-liderit të serbëve të Kosovës, vrarë me një atentat kohë më parë në veriun e Mitrovicës.

Ishte presidenti i një shoqate të ashtuquajtur për  e “familjeve të të vrarë dhe të rrëmbyerve në Kosovë dhe Metohi”, Simo Spasiç, ai i cili kërkon zbardhjen e vrasjes, duke u aluduar se pas saj qëndron pushteti i Beogradit.

Me imazhin e udhëheqësit serb të vrarë në Kosovë, Oliver Ivanoviç, Spasic tha se familjet e të vrarëve dhe të rrëmbyerve po kërkojnë të zbulojnë se kush e vrau ish-liderin serb të Kosovës.

Më parë, në protesta u kërkua që Vuçiç të zbardhte planin për Kosovën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts