Protestat anti-Vuçiç në Beograd: kërkohet plani për Kosovën

Organizatorët e protestës anti-Vucëiç në Beograd me slloganin “Një ne pesë milionë” kanë kërkuar prej tij të paraqesë planin për Kosovën.

Në një deklaratë, ata akuzuan Vuçiçin për përdorimin e politikës së “Serbisë të tërhequr nga Kosova”.

“Kosova nuk juaji është, Aleksandar Vuçiç, nuk është pronë e juaj personale. Ajo është e jona. Është e të gjithë neve. Pesë vjet më parë ju thatë që kemi një plan. Kur plani, Aleksandar Vuçiç? Me kë po negocioni?”.

Ata përmendën faktin se Vuçiç është betuar në Ungjill për të mbrojtur Kushtetutën dhe Kosovën si pjesë të Serbisë, dhe se sot, siç thanë ata, na nxjerr “historinë e demarkacionit” – pra ndryshimin e kufijve.

Gjithashtu, organizatorët e protestës kanë akuzuar Vuçiçin se ka instaluar kriminelët e tij për të dominuar territorin e askujt”, referuar veriut të Kosovës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts