728 x 90 Leaderboard

Protesta në Greqi: digjen flamujt e NATO-s dhe BE-së

Një protestë e ashpër është mbajtur para një baze të NATO-s në ishullin e Kretës në Greqi, ku është kërkuar largimi i ushtarakëve nga territory grek.

Protestuesit që i përkasin të majtës ekstreme greke e kanë akuzuar NATO-n si “imperialiste” dhe që po dhunon sovranitetin e Greqisë.

Protestuesit e drejtuar nga deputeti grek dhe anëtari i partisë komuniste, Manolis Syntychakis, dogjën flamurin e NATO-s dhe të BE-së përpara kamerave.

Ata i dorëzuan kolonelit të forcave ajrore, Ioannis Gerolimos, një letër me një sërë kërkesash.

“Ne jemi këtu dhe i bëjmë thirrje për të mbyllur bazat e huaja ushtarake dhe shkëputjen e cdo lidhjeje me SHBA dhe NATO-n”, tha kreu i PAME-së Joana Kourpa.

/tesheshi.com/

Related posts