Protesta e 16 shkurtit, Policia i druhet një “21 Janari”

Katër ditë para protestës së 16 shkurtit të paralajmëruar nga opozita, Policia e Shtetit ka bërë një deklaratë duke aluduar se nëpërmjet saj mund të tentohet destabiliteti. E kjo, pasi sipas saj në turma mund të ketë elementë me precedent penalë.

“Policia e Shtetit u bën apel forcave politike të angazhuara për tubimin e datës 16 shkurt që të shmangin retorikat, të cilat nxisin veprime kundër rendit e qetësisë publike.

Po ashtu Policia e Shtetit ndan me publikun shqetësimin për përfshirjen në atë tubim të individëve me precedentë penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Duke garantuar të drejtën e tubimit dhe lirinë e shprehjes së qytetarëve që manifestojnë për pikëpamjet e tyre politike, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta”, thuhet në deklaratë.

Nga protestat e deritanishme të opozitës, ç’prej kur në pushtet është Rama, me akte dhune është shoqëruar vetëm ajo me simbol goditjeje bunkerin e BunkArtit te Ministria e Rendit. Të tjerat kanë qenë mësë paqësore. /tesheshi.com/      

 

auto pjese dak

Related posts