728 x 90 Leaderboard

Protesta anti-Macron për çmimin e karburanteve, turmat vrasin një grua

Një grua u vra sot gjatë një proteste në Paris të organizuar për shkak të çmimeve të larta të karburantit.

Sipas ministri të Brendshëm Christophe Castaner, viktima ishte brenda një automjeti që u sulmua nga protestuesit, për shkak se donte të kalonte mes turmës që kishte bllokuar rrugën

Gjatë protestës, 47 vetë u plagosën dhe tre në gjendje kritike, tha Ministria Brendshme.

Sot, në të gjithë Francën u mbajtën protesta ku pjesëmarrësit u veshën me xhaketa të verdha, duke bërtitur “Diktatori Makron”, pasi për ta presidenti është përgjegjës për rritjen e çmimit të lëndëve djegëse.

Më poshtë është një incident ku protestues sulmojnë një drejtues automjeti që nuk iu bashkangjitet atyre. /tesheshi.com/

Related posts