Propozimi enigmë i Isa Mustafës për vlerësimin e territorit të Kosovës, ku fshihet “lepuri politik”?

Nga Blendi Gashi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, të mërkurën në mbledhjen e qeverisë befasoi  opinionin publik në vend me propozimin e bërë për formimin e një komision që do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës.

Por kreu i ekzekutivit kosovar  nuk ka dhënë shumë detaje rreth propozimit të tij duke lënë një enigmë të madhe.

Idenë për formimin e komisionit në fjalë Mustafa e lidhi me çështjen e mjaft përfolur, atë të (mos)liberalizimit të vizave, për çka tha se ka rrezik të mos hiqen vizat edhe vitin e ardhshëm nëse nuk ratifikohet Demarkacioni.

Me ndërlidhjen e bërë dhe mosdhënien e informatave më të hollësishme për propozimin e bërë, Mustafa siç duket dëshiron të blejë kohë për projektligjin për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, pasi është mëse i vetëdijshëm se nuk i ka votat që këtë vit të rikthej në kuvend për ratifikim, gjë që në një mënyrë edhe e ka pranuar.

unnamed-12

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, i kontaktuar nga tesheshi.com nuk ka dhënë detaje për komisionin e propozuar nga shefi i tij.

Qeveria ka kërkuar nga opozita t’i emëroi ekspertët e tyre të cilët pastaj me ekspertët institucional do të kryenin këtë punë ekskluzivisht profesionale”, ka thënë Gecaj, për tesheshi.com.

 

“Absurde dhe problematike përpjekja e re e qeverisë”

Por opozita kosovare propozimin e Mustafës e sheh një përpjekje të tij të re për të çuar përpara projektligjin e Demarkacionit, derisa thotë se nuk ka arsye të krijohet një komision i ri pa u shkarka komisioni “Meha”.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se si subjekt kanë dhënë planin e tyre pesë pikësh për çështje e Demarkacionit.

unnamed-13

Zyrtari për media i VV-së, Shkodran Hoti, thotë se është tejet absurde dhe problematike përpjekja e qeverisë për të sajuar forma të ndryshme që ta çojnë përpara shënimin e kufijve, i cili në gjitha fotmat u argumentua si i gabuar dhe i rrezikshëm për integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Mbetemi të bindur se ky demarkacion, në versionin aktual, ka vdekur me 1 shtator. Po ashtu mbetemi të vendosur se i njëjti nuk mund të ringjallet, në asnjë formë. Konsiderojmë se një komision i tillë sa është i paefejtshëm, është edhe i pamundshëm,  pasi që nuk mund të matet territory kur nuk i kemi të qarta pikat e kufirit. Tani për tani, është i nevojshëm komisioni i cili e rishqyrton tërësisht këtë version të demarkacionit dhe komisioni i cili merret me hetimin e punës së deritashme të Komisionit shtetëror të Murat Mehës”, thotë Hoti për tesheshi.com.

 

Jo komision i ri pa u shkarkuar komisioni “Meha”

Ndërsa opozita kosovare e quan një lojë të re të Mustafës që nuk do të pi ujë, duke thënë se nuk ka arsye të krijohet komision i ri pa u shkarkuar komisioni “Meha”

Portali tesheshi.com ka kontaktuar me Avni Arifin, këshilltar i Ramush Haradinajt, për të marrë një qëndrim të kësaj partie.

Por Arifi ka thënë se për temën në fjalë partia ka lëshuar një deklaratë të cilës nuk ka çfarë t’i shtojë.

AAK-ja, e Ramush Haradinajt thotë se komisioni i propozuar nga Mustafa vetëm se do të legjitimonte qëndrimin e qeverisë se Kosova nuk ka humbur territor me marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Përpjekja e radhës e Kryeministrit Mustafa për të krijuar një komision gjeodetësh të tij, i cili do ta legjitimonte teorinë e tij se Kosova nuk ka humbur territor duke zbritur kufiri nga Cakorri në Kuqishtë dhe nga Kulla në Savino Vodë, është mashtrim ordiner dhe jo përgjegjësi prej burrështetasi që për qëllim ka ta zgjidh një çështje jetike për vendin në të cilin, ai e bart postin e kryeministrit”, thotë ky subjekt.

Partia e dytë opozitare më tej thotë se nuk mund të bëhet asnjë komision tjetër pa u shkarkuar komisioni “Meha”.

Nëse ai (Mustafa) paska vullnet për ta zgjidhur këtë çështje, së pari duhet ta pranojë dështimin e marrëveshjes për kufirin dhe më pastaj të krijojë një komision që ë trajton këtë çështje nga e para, e jo do farë komisionesh që as nuk dihet çka janë, as çfarë kompetencash kanë, por që për detyrë kanë ta legjitimojnë një marrëveshje që është në kundërshtim me terësinë tokësore të Shtetit të Kosovës”, thotë AAK-ja.

 

“Nevojitet konsensus mes partive politike”

unnamed-14

Faik Krasniqi, analist politik, thotë se Demarkacioni është një nga dy kushtet e BE-së për liberalizim të vizave, dhe duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje, pasi padrejtësisht qytetarët e Kosovës po mbahen të izoluar.

Qoftë për formimin e një komisioni hetimor që do të vlerësoj territorin e Kosovës, qoftë për krijimin e një komisioni të ri me ekspertë nga opozita, pozita, ekspertë të pavarur dhe ata ndërkombëtarë, duhet të ketë një konsensus mes pozitës dhe opozitës, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe të sigurohemi që Kosova mos të humb territori”, thotë Krasniqi për tesheshi.com.

 

 

Related posts