728 x 90 Leaderboard

Pronari i Alibaba-s me 39 miliardë dollarë, kinezi më i pasur

Jack Ma ka fituar edhe një herë titullin e personit më të pasur në Kinë, me një pasuri prej 39 miliard dollarësh, sipas një studimi të botuar në gazetën kineze Hurun.

Ma, 53 vjeç, tha se pasuria e familjes së tij u rrit me 35 përqind gjatë vitit të kaluar, kryesisht falë një cikli të ri financimi për kompaninë online Ant Finantial që themeloi, sipas një raporti të lëshuar të mërkurën.

Ma, i cili kishte fillime modeste si një profesor anglishteje, u bë një nga njerëzit më me ndikim të biznesit kinez duke krijuar Alibaba-n, kompania më e madhe e tregtisë në internet në botë, me vlerë 390 miliardë dollarë.

Tregtari i pasurive të paluajtshme No1 i vitit të kaluar, Xu Jiayin u rendit në vendin e dytë, pasi pasuria e tij ra me 14 për qind, e që është 36 miliardë dollarë.

Pony Ma, themeluesi i gjigantit teknologjik Tencent, gjithashtu pati një pasi të zvogëluar me 4 për qind, dhe pasuria e tij është 35 miliardë dollarë.

Nga 1,893 persona që përbëjnë këtë listë, 1,012 këtë vit përjetuan një rënie në pasuri ose mbetën të njëjtë, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë kineze dhe 20 për qind të rënies së stokut. /tesheshi.com/

Related posts