Promovohet në Prizren “Mashtrimi i Madh” i Bardhyl Mahmutit

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren është bërë promovimi i librit “Mashtrimi i Madh” i autorit Bardhyl Mahmuti, para studentëve, profesorëve, intelektualëve dhe opinionit kë këtij rajoni.

Libër me fakte të dokumentuara që po nxitë kureshtjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar për të bëmat gjenocidiale të Serbisë në Kosovë.

Autori i librit, Mr. Sc. Bardhyl Mahmuti, ka theksuar me këtë rast se nëpërmjet këtij libri ka synim t’i kundërvihet propagandës dezinformuse serbe, e cila është shumë aktive në qarqet ndërkombëtare, duke mëtuar që të plasojë të pavërteta në dëm të shqiptarëve, posaçërisht me synimin që luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta kthejë nga një lavdi që kishte në opinionin ndërkombëtar, në një antipati.

Bardhyl Mahmuti ishte pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981, i dënuar me disa vite burgim,  e pas daljes nga burgu emigroi në Zvicër, ku ishe një ndër udhëheqësit e LPK-së, derisa gjatë luftës në Kosovë ishte përfaqësues politik i UÇK-së në Evropë. Ai kishte mbajtur 27 konferenca në Kombet e Bashkuara, derisa pas luftës ishte i angazhuar në jetën politike në Kosovë, por edhe në Maqedoni.

Ai me profesion është politolog, i magjistruar në Universitetin e Lozanës në Zvicër dhe është njohës i shumë gjuhëve të huaja.

 

Related posts