reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Prokuroria serbe, prova të reja kundër Ramushit: Haradinaj, edhe këtë javë në burg

Mediat serbe kanë lajmëruar se prokuroria për krime lufte do të dërgojë prova të reja sipas tyre, ndaj ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Televizioni N1 thekson se provat e reja kanë të bëjnë me një akuzë për krime luftë, e cila nuk janë shqyrtuar nga Gjykata e Hagës.

N1 thekskon se këto dosje të përkthyera në frëngjisht do të dërgohen në Francë në fund të javës.

Kjo do të thotë se as këtë javë nuk bëhet fjalë për lirim e Haradinajt, i arrestuar më 4 janar në Francë. Serbia të martën paraqiti një kërkesë zyrtare për ekstradimin e tij.

Pa mbërritur dokumentet nga Beogradi, gjykata nuk pritet që të vendosë për masën e re të Sigurisë. /tesheshi.com/