Prokuroria, hetim zyrtar PD-së për lobimin në SHBA: verifikim për shoqëritë off shore

Prokuroria ka nisur hetimin ndaj Partisë Demokratike për shumën e 1 milionë dollarëve, që agjencia BIRN shkroi se ka paguar për lobim në SHBA.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet kryesisht për fshehje parash dhe mësohet se do të verifikohen të gjitha kontratat e nënshkruara nga opozita për disa shoqëri lobimi amerikane.

Nga dokumetat e publikuara nga disa media, Partia Demokratike ka shpenzuar 1 milionë dollarë për lobing  në SHBA të paguara nëpërjet shoqërive of fshore  dhe vetëm 500 mijë euro i ka përdorur për të siguruar “mbështetje fallso” nga Uashington-i gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë.

Më herët, Partia Socialiste, nëpërmjet kryetares së kësaj partie në Tiranë, Blerina Gjylameti, i bëri thirrje Prokurorisë për nisjen e hetimeve sa më shpejt.

Por PD ka kundërshtuar akuzat duke deklaruar se shuma e vetme që ka paguar PD-ja është ajo e 150 mijë dollarëve amerikanë. /tesheshi.com/