728 x 90 Leaderboard

Projekti Thaçi – Vuçiç për ndryshim kufijsh, një “ok” nga Lista Serbe

Lista Serbe, formacioni kryesor politik i serbëve të Kosovës, është pro asaj që presidenti Thaçi e klasifikin si korigjim kufijsh, e që opinionin e përkthen si ndryshim kufijsh, mes Kosovës dhe Serbisë.

Është deputeti Igor Simiç ai që ka thënë se përcaktimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është ide e pranueshme, nëse ajo garanton më shumë liri dhe të drejta për serbët.

“Kur flasim për idetë duhet të them se jemi me milje larg. Në qoftë se ka ndonjë shans për përarfim te serbët e Kosovës, unë jam i sigurt se do ta mbështesim”, tha Simiç në një prononcim përe RTS-në.

Ai e ka vlerësuar nbashkëatdhetarin e tij Vuçiç, si njeriun që po bën shumë për të drejtat e serbëve të Kosovës. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts