Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PROGRAMI/ Dhjetor ’44: Ju flet Radio Tirana nga Shqipëria Komuniste

Në ditët e para të dhjetorit 1944, nisi instalimin regjimi komunist në Shqipëri. Ndër arkiva, përveç shumë nismave me karakter politik e ekonomik, gjen dëshmi të shumta edhe për një varg ndërmarrjesh me karakter propagandistik.

Radio Tirana, si i vetmi kanal radioje funksional në Shqipëri, u vu në përdorim nga regjimi i ri që në ditët e para.

Kjo është shpalosur dhe në një film të Kinostudios së dikurshme, Radiostacioni. Me skenar të Kadaresë, aty shpaloset jo thjesht vënia nën kontroll e një radioje, por dhe mënyra se si po instalohej regjimi komunist në Shqipëri.

 

Dokumentet që sjellim zbulojnë se me 4 dhejtor 1944 ishte lajmëruar   nisja e transmetimeve të  Radio Tiranës. Madje është i plotë dhe programi i ka transmetuar në ato ditë të para.

Kjo të kujton atë skenë te filmi ku partizanët, të ndodhur para një realiteti të panjohur për ta, këputnin broçkulla naiviteti, e për këtë dhe grindeshin me njëri-tjetrin.

Në këtë letër që drejtuesi i Radio Tiranës i niste Stacionit të Laprakës shkruhet:

“Ju njoftojmë se qysh prej datës së sotme, 4 dhjetuer Radio Tirana do të transmetojë në valë të mesme dhe të shkurtra qysh prej orës 18 deri në 21:20.

Prandaj lajmëroni Centralin e S.E.S.A.-s për lëshimin e  korrentit elektrik.

Për çdo mungesë si në stacionin t’uej ashtu edhe në centralin e S.E.S.A.-s duhet të lajmëroni dhe të merrni masa me kohë dhe jo në momentet e fundit. Këtej e tutje nuk tolerohet asnjë çalim në funksionimin e atij stacioni dhe në qoftëse ndodh një gja e tillë do të jeni përgjegjës.

Përgjegjësi i Radio Tiranës

Petro Kita

Tiranë me 4-XII-1944

Pas këtij lajmërimi, siç dëshmojnë dokumentet,  Radio Tirana ka nisur transmetimet e rregullta të saj, ku siç shihet edhe nga programet por edhe lajmërimet e shumta që dërgoheshin për t’u lexuar në mikrofonin e saj, propagandës së regjimit të ri i lihej vend i posaçëm.

Programi më i hershëm që ruhet në arkiv nga transmetimet e Radio Tiranës pas marrjes së pushtetit nga komunsitët, është program i datës 6 dhjetor 1944, ku shënohet:

Program

Hymni i flamurit

Hymni i K.N.Çl.

Lajme të jashtme

Nga shtypi i jonë

Fjalim

Muzikë.

Në datën 7 dhjetor 1944, programi parashikonte:

Hymni i flamurit

Hymni i K.N.Çl.

Lajme të jashtme

Nga shtypi i jonë

Ora e rinisë

Muzikë.

Në Arkivin e shtetit ruhen edhe një varg njoftimesh e lajmërimesh që janë lexuar atë kohë në Radio Tirana, si edhe programet më të zgjeruara, sidomos në fund të dhjetorit 1944. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts