reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Profile: Gjyqtarët e Kushtetueses që u emëruan vetëm nga mazhoranca e PD-së

Nga Ermir Hoxha

Gjyqtarët e Kushtetueses që firmosën rrëzimin e ligjit të vetting-ut janë thuajse të gjithë të emëruar në erën “Berisha” dhe kanë qenë zyrtarë në 4 mandatet e PD-së që ka drejtuar vendin.

 

Bashkim Dedja – I emëruari me votat e PD-së si kryetar i Kushtetueses pas mbylljes së mandatit të Vladimir Kristos, u vendos në strukturat e gjyqësorit që ng viti 1993. Në vitin 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese, e më pas Bamir Topi e propozoi për kryetar pasi e dinte mirë që kandidaturën e tij nuk do ta rrëzonte mazhoranca e PD-së, siç ia kishte bërë me thuajse të gjitha kandidaturat.

 

Vladimir Kosta – Ka pasur që në “agim” të karrierës së vet një lidhje të fortë me qeverisjen e PD-së, pasi ka qenë zv.ministri i Drejtësisë i kabinetit të parë të drejtuar nga Aleksandër Meksi në 1992-shin, por pas largimit të Fehmi Abdiut u emërua si kryetar i Gjykatës Kushtetues, e natyrisht pas fitores së PD-së. Aq lidhje të fortë ka Kristo me Berishën, sa kur doktori ishte President e emëroi atë si kryetar i KQZ-së për referendumin e Projekt-Kushtetutës së vitit 1994 që humbi fuqishëm në popull.

 

Vitore Tusha – U emërua në vitin 2008 kur Sali Berisha dhe Bamir Topi i zgjedhur President, ende shkonin mirë me njëri-tjetrin. Vjen nga një përvojë në gjyqësor dhe në avokati.

 

Fatmir Hoxha – Ka ardhur në Kushtetuese pas një përvojë si kryetar në Gjykatën e Pukës si dhe atë të Apelit në Shkodër. Në Kushtetuese është emëruar në 2011 kur kur tashmë anëtarët e jësaj gjykate zgjidheshin me shumicë absolute.

 

Gani Dizdari

Nga Tropoja vjen si një prurje klasike e PD-së e cila e ka pas emëruar edhe në kupolën e Prokurorisë së Përgjithshme ku punoi derisa gjeti avokat. U emërua në Kushtetuese në vitin 2011.

 

Besnik Imeraj – Ka provuar të gjitha shkallët larta të gjyqësorit pas “erës Berisha”, pra pas vitit 2005, që nga gjykata e lartë ku ka qenë anëtar dhe ajo Kushtetuese.

 

Fatos Lulo – Është emëruar anëtar i Gkykatës Kushtetuese në vitin 2013, pikërisht kur Berisha iku nga pushteti, pasi ka shërbyer për 8 vjet, i emëruar nga PD-ja si anëtar i Gjykatës së Lartë.

/tesheshi.com/