Auto Dak
Auto Dak

PROFIL/ Kush ishte Hasan Prishtina dhe pse u shua me 4 plumba para 86 vitesh

Ishte po kjo datë e vitit 1933 ajo që do të shënonte fundin e jetës së një politikani vigjilent, Hasan Prishtinës.

Për 60 vite sa pati jetë, ai mbeti në histori, në emrat e shkollave, universiteteve, rrugëve të mëdha, dhe për më tepër, një personazh i panjollosur që punoi me zell për ëndrrat e një kombi.

Një ditë e nxehtë si kjo, por në Selanik, u bë dëshmitare e vrasjes me katër plumba nga ana e Ibrahim Çelos, që Prishtina e pandehte për mik.

Kjo vrasje mizore dhe me pabesi tronditi situatën politike edhe ashtu tu trazuar, duke qenë se humbi një person me përvoja të larta. Dukur deputet shqiptar në Mexhlisin osman, e më pas ministër dhe deputet i shtetit shqiptar, Hasan Berisha nga Vushtrria më pas do të njihej si Hasan Prishtina, me gjasë për çështje prakticiteti.

Ai vinte nga një familje e pasur bejlerësh, gjë që kuptohet edhe po ta shikonit shtëpinë e tij që sot ndodhet në qendër të Vushtrrisë.

I shkolluar në gjimnazin frëng të Selanikut, ai mbaroi studimet për drejtësi në Universitetin e Stambollit, për tu kthyer më pas në trojet shqiptare ku loboi për reformimin e arsimit dhe futjen e alfabetit latin në përdorim.

Politika e tij ishte që me njohuritë intelektuale që posedonte (por jo vetëm) të shfrytëzonte mundësitë për një iluminizëm të ri, por kësaj here jo vetëm letrar.

Në vitet 1908-1912 u zgjodh tri herë deputet në Parlamentin osman si përfaqësues i Vilajetit të Kosovës në Prishtinë, të cilin e përdori si tribunë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Jeta e tij mes Kosovës, Shqipërisë dhe Stambollit duket të ketë qenë dinamike, sidomos me takimet që i mbante me Ismail Qemalin në zemrën e tashme të Stambollit, në Taksim.

Nga kujtimet e tij kujtohet thënia “një ndër të parët që do marrë në dorë flamurin e revolucionit, ndofta i pari ndër të parët do të jem unë”.

Në një betejë që zgjati nga marsi deri në gusht, Hasan Prishtina i priu asaj që u njoh si “beteja për autonomi e Kosovës”.

I autorizuar si “përfaqësues legjitim i bisedimeve shqiptaro turke”, Prishtina mund të shërbej si shembull analize për cilindo politikan, qoftë edhe në kontekstin e sotëm.

Ai madje shërbeu si avokat që kërkonte respektimin e të drejtave kombëtare të të gjithë popujve ballkanikë që kërkonin krijimin e shteteve kombëtare në bazë të parimit të vetëvendosjes, duke përjashtuar çdo formë të hegjemonisë së pushtuesve serbë, malazezë, grekë e bullgarë.

Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Kukës, por rasti paraqet një sagë që mund të vazhdojë. Së fundmi, udhëheqës nga Kosova kanë kërkuar që eshtrat e tij të kthehen në vendlindje.

Por Prishtina nuk është i vetëm një shteti. Ai dhe trashëgimia e tij shtrihet në çdo cep shqiptar, jo vetëm në libra historike, por edhe në mësimet që mund t’u shërbejnë qarqeve diplomatike dhe sot. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts