Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

PROCESI/ Trump nën kërcënimin e Impeachment-it: ç’po ndodh me presidentin amerikan?

Nga Arbnor Sadiku

Procedura e “Impeachment”-it  e ngritur këto ditë kundër Presidentit Trump, do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”.

Kryesisht procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza: nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.

Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e Presidentit nga detyra dhe një gjë e tillë nuk është arritur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Parasëgjithash duhet theksuar se seancat dëgjimore publike filluan këto ditë në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilat mund të përfundojnë me një kërkesë për fajësim për Donald Trump. Dëshmitarët, të dëgjuar tashmë pas dyerve të mbyllura nga Komiteti i Kongresit, do të duhet të përsërisin atë që është Procedura për shkarkimin e Trumpit, e cila në anglisht njihet si “Impeachment”, e që ka nisur në shtator nga demokratët, pasi një informator është ankuar në Kongres, duke thënë se Trump i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe i ka kërkuar që ta hetojë rivalin e tij demokrat JoeBiden, për korrupsion në Ukrainë. Në fund të seancave, Dhoma do të diskutojë dhe votojë rezolutën e fajësimit. Një shumicë e thjeshtë e 435 deputetëve të Kuvendit, e kontrolluar nga demokratët pas zgjedhjeve afatmesme, është e nevojshme që ajo të kalojë.

Në rast miratimit, topi do të kalojë në Senat, ku do të mbahet gjykimi aktual. Kryetari i Gjykatës Supreme do të kryesojë procedurat, anëtarët e Dhomës do të përfaqësojnë prokurorinë, ndërsa senatorët do të veprojnë si juri. Një votë e dy të tretave nga 100 senatorët është e nevojshme për të dënuar dhe hequr Presidentin. Shtoi kësaj  edhe opinionin e ekspertëve ligjorë kushtetues amerikan që dëshmuan para Kongresit të Shteteve të Bashkuara, se “nuk ka dyshim se veprimet e Presidentit Trump, kërkojnë që ai të largohet nga zyra”.

***

Në qendër të hetimit janë presioni i pretenduar i ushtruar nga Trump ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky për të të nisur një hetim për korrupsion mbi Hunter Biden, djalin ish-zv/Presidentit Joe Biden, i cili lidhur me një kompanie ukrainase për nxjerrjen e gazit..

Për Trump,  Biden kishte bërë presion tek autoritetet ukrainase që të mos hetojnë aktivitetet e të birit. Republikanët, të cilët kontrollojnë Senatin, pothuajse njëzëri mbështesin Presidentin dhe argumentojnë se procesi i fajësimit është thjesht pjesë e axhendës demokratike anti-Trump.

Rezultati i procedurës së fajësimit mbetet i paqartë. E sigurt është se në muajt e ardhshëm çështja do të jetë një nga temat qendrore të fushatës zgjedhore për garën drejt Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, si konkludim mund të themi se Presidenti Trump rrezikon që t’i aprovohen dy akuza në hetimin ndaj tij : a) Njëra akuzë lidhet me implikimin e një vendi të huaj (Ukrainën) në zgjedhjet e SHBA-së, që do të mbahen në vitin 2020; si dhe akuza tjetër, që është përdorimi apo thënë më saktë abuzimi me pushtetin e tij presidencial, për interesat e tij elektorale, në dëm të oponentit të tij Biden, nga Partia Demokratike. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts