Procedimet policore për dhunën në protestë, Basha: asgjë s’na ndal!

Kreu demokrat Bash aka reaguar në lidhje me masat policore ndaj një numri protestuesish të një dite më parë, të akuzuar për ushtrim dhune. Duke e parë vetëm politikisht reagimin e Policisë së Shtetit, Basha është shprehur gjithashtu politikisht.

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.

Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!

Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!

Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur!”, shkruan Basha në FB.

Ndërkohë, mësohet se mes të proceduarve është dhe Gazmend Bardhi, një prej njerëzve të afërt të Bashës në PD. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts