Probleme me celulitin? Disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për ta luftuar

Celulitet janë një problem i vërtetë për femrat e të gjitha moshave, veçanërisht ato bëhen edhe më shqetësuese me ardhjen e stinës së verës.

Lëvizjet, ushtrimet e përditshme fizike janë një mënyrë shumë e mirë për ta luftuar këtë problem. Ecja e shpejtë dy deri në tre kilometra në ditë sjell qarkullim më të mirë të gjakut dhe tonifikon muskujt, sidomos ato të kofshëve.

Edhe ushqimi është thelbësor në luftën kundër celulitit. Duhet që të konsumohen dy litra ujë në ditë dhe të reduktohet përdorimi i kripës.

Po ashtu përpiquni që në dietën tuaj të përditshme të fusni frutat e pyllit që forcojnë kapilarët dhe enët e gjakut; ananasin që ndihmon në eliminimin e yndyrnave; portokallet, luleshtrydhet, limonat e domatet, pasi përmbajnë vitaminë C, e rëndësishme për të forcuar kapilarët.

Përpiquni që 20 minuta në ditë të masazhoni këmbët tuaja duke nisur prej kaviljeve deri në pjesën e sipërme të kofshëve./tesheshi.com/

Related posts