Prizren/ Kanosja përmes mediave sociale, vajza e re tenton t’i jap fund jetës

Një keqpërdorim i rrjetit social ka bërë një një vajzë e re në Prizren të tentojë t’i jap fund jetës.

Hapja e një llogarie të rreme dhe kërcënimi që i është bërë përmes saj ka bërë që ajo të tentoj të vetëflijohet, duke përdorur preparate kimike në formë të pijes.

Motivi i këtij incidenti është kanosja që i është bërë asaj nga një mashkull, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ndërkohë që mësohet se personi në fjalë ende nuk është arrestuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ajo është shpëtuar dhe nuk ka rrezik për jetë, pasi familja e kishte dërguar në institucionet shëndetësore ende pa u bërë vonë.

Fenomeni i shantazhimit përmes mediave sociale nuk është fenomen i panjohur në Kosovë, e aq më pak në botë.

Shantazhet nuk e kursejnë askënd, e as të miturit. Përnderisa në vendet perëndimore nxënësit në shkolla marrin këshilla për tu mbrojtur nga keqpërdorimet kibernetike, nismat e tilla mungojnë te institucionet shqiptare. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts