728 x 90 Leaderboard

Prishtina made in China

Tregu kinez po shihet si një mundësi e mirë nga klubi Futbollistik Prishtina që ka angazhuar menaxherin kinez Ji Vong Zhoi, ku futbollistë të ndryshëm mund të vijnë në Kosovë. Tashmë dy të tillë veç sa kanë zbarkuar në kryeqytet. Bëhet fjalë për futbollistët Park Daesung, Cho Byung që janë prezantuar para mediave. Klubi bardh e blu ka prezantuar edhe malazezin Millosh Miloviç si përforcim për sezonin e ri futbollistik.

Në një konferencë të organizuar për mediat, drejtori i Prishtinës, Sokol Krasniqi, e cilësoi si një ditë të rëndësishme për klubin nga kryeqyteti dhe sipas tij, Prishtina po fillon një bashkëpunim të madh me menaxherë të futbollit, siç është ish – futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata si dhe kinezi Zhoi.11896900_10204806083368201_21842552_n

“Ju informojmë se kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi me ish – lojtarin e Shqipërisë, Rudi Vatën, i cili është menaxher i njohur ndërkombëtar i futbollistëve. Po ashtu marrëveshje kemi edhe me menaxherin nga Kina, Ji Vong Zhoi, ku futbollistë të ndryshëm mund të vijnë në Kosovë me anë të këtyre menaxherëve”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe përforcimet nga Kina nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme për transferimin e tyre tek Prishtina. Superliga e Kosovës edhe sezonin e shkuar kishte futbollistë nga Kina, deri sa Trepça kishte angazhuar tre të tillë.
/tesheshi.com/

Related posts