728 x 90 Leaderboard

Prishja e marrëveshjes së 87-ës, Moska: presim shpjegimin zyrtar nga Uashingtoni

Moska pret Uashingtonin për një shpjegim zyrtar për deklaratën e presidentit Trump mbi planin e tij të tërhiqjes nga Marrëveshja Bërthamore e vitit 1987 – tha të hënën ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Sa i përket qëndrimit të Shteteve të Bashkuara për një prishje të marrëveshjes INF, unë nuk kam parë vendimin e presidentit Trump. Kam dëgjuar vetëm për planin e tij shpallur, kështu që ne do të presim për një shpjegim zyrtar të kolegëve tanë amerikanë”, tha ai, cituar nga TASS.

Ministri i jashtëm rus tha se Moska është e gatshme për kontakte me Uashingtonin nëpër çdo lloj kanali, për ta diskutuar marrëveshjen.

“Nëse Këshilltari Bolton është i gatshëm ta bëjë këtë (të japë një shpjegim në lidhje me marrëveshjen), ne do ta dëgjojmë dhe pastaj do të vlerësojmë se si janë gjërat”, ka thënë Lavrov.

“Marrëveshja përmban procedurën e përcaktuar, që nënkupton mundësinë e tërheqjes. Megjithatë, kjo procedurë ende nuk është nisur”, përfundoi kreu i diplomacisë ruse.

Tërheqja nga marrëveshja e nënshkruar gjatë Luftës së Ftohtë, “do të bëjë botën më të rrezikshme”, u tha nga Kremlini. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts