728 x 90 Leaderboard

Prindërit e Melanie Trump marrin nënshtetësinë amerikane

Prindërit e Zonjës së Parë amerikane, Melania Trump kanë bërë në New York sot betimin si qytetarë amerikanë, tha avokati i tyre sot.

Viktor dhe Amalia Knavs, prindërit e Melania Trump, jetonin në Shtetet e Bashkuara si banorë me qëndrim të përhershëm në atë vend, njoftoi AP.

Gruaja e presidentit amerikan, Melania Trump, mbiemri i vajzërisë së cilës Knavs, i lindur në vitin 1970 në Novo Mesto, Slloveni, e cila atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë, në të njëzetat e saj mbërriti në kontinentin amerikan si modele.

Babai i saj, Viktor 74 vjeç, ka qenë një tregtar makinash, ndërsa nëna, Amalie 73 vjeçe, ka punuar në një fabrikë tekstili.

Melanie u takua me Donald Tramp në vitin 1998 dhe një vit pasi u martua në vitin 2006, ku ajo mori nënshtetësinë amerikane. /tesheshi.com/

 

Related posts