Auto Dak
Auto Dak

Princi Harry akuzohet për dyfytyrësi: Jo bebet, por aeroplanët e tu personalë e ndotin ambientin!

Avokimi i tij për problemet mjedisore po konsiderohet vetëm si “zhurmë mediale e një mbretërori”, duke qenë se edhe ai duhet të merret me diçka sa për të mbushur titujt e gazetave.

Princi Harry i pallatit mbretëror britanik po akuzohet si një “dyfytyrësh” i cili jo vetëm që vjel taksat e qytetarëve, por edhe nuk e ka fare problem të jetë vet shkaktar i ndotjes së mjedisit duke përdorur aeroplan privat për pushimet e tij disa herë brenda vitit.

Kur deklaroi  se nuk dëshiron fëmijët të tjerë pasi krijesat e vogla “shkaktojnë probleme mjedisore”, Harry nuk e ka llogaritur dëmin që i shkakton natyrës fluturimi i tij privat, thotë e përditshmja britanike “The Telegraph”.

Teksa ka mbaruar pushimet në Ibiza me nusen e tij Meghan dhe të birin Archie, Harry tani ka marrë rrugën ajrore ndrejt Nice-s në Francë, sërish me fluturim personal.

Kujtojmë se industria e aviacionit është një nga ndotësit kryesorë në botë dhe është përgjegjës për më shumë se 2% të emetimeve globale të gazrave serë. Kjo industri konsiderohet si shkaktarja kryesore e prishjes së shtresës së ozonit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts