728 x 90 Leaderboard

Prifti ndryshe i Manastirit të Deçanit: kur Sava Janjiç u dilte krah kosovarëve

Tashmë nuk ka asnjë dyshim mbi atë se Kisha serbe ka qenë e mbetet frymëzuesja e regjimit në  të Beogradit në qasjen ndaj Kosovës, deri dhe kriminale.

Por ka dhe raste përjashtimore, siç është ai i igumenit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç. Në vitin 2006, ky prift u takua në këtë manastir me Blerim Shalën, i cili në atë kohë ishte kreu i ekipit negociues të shqiptarëve të Kosovës, ndërkohë që po zhvilloheshin bisedimet në Vjenë me ndërmjetësimin e Ahtisarit për statusin e Kosovës.

Janjiç u takua me Shalën pa praninë e publikut. Në një moment, Janjiç tha se edhe ai po të ishte shqiptar do të dëshironte pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu, në një tjetër moment ai madje përmendi se “dikush nga Beogradi” do të duhej t’u kërkojë falje shqiptarëve nga Kosova.

Shiko Blerim, populli juaj nuk mund ta harrojë atë … ekziston një traditë, një kanun, një mundësi faljeje, një falje për diçka dhe shpresoj që do të vijë koha për dikë nga Beogradi, një zyrtar, një përfaqësues qeveritar që duhet të kërkojë falje. Pavarësisht se çfarë ndodhi pas luftës në Kosovë, tani është çështja e anës suaj se si t’i qaseni këtij problemi, por thjesht konsideroj se kjo është dashur të kryhet, disi…”, është shprehur prifti serb.

Ndërkohë, prezent aty ka qenë dhe kryetari i komunës së Deçanit, me të cilin mburrej Janjiç. E gjithë biseda ka vijuar me një ton miqësor dhe Sava i ka shpjeguar bashkëbiseduesit se në Beograd nuk e kuptojnë gjendjen në Kosovë dhe se ai ishte një nga njerëzit me misionin për të shpjeguar gjithçka.

“Për mua personalisht, dua të them, shumë njerëz e përmendin statusin. Statusin, dua të them, statusi është i rëndësishëm, por për mua kjo nuk është fare thelbësore. Për mua është e rëndësishme se sa cilësore do të jetë shoqëria, si do të jetohet në atë shoqëri … në një mënyrë, ne ende jetojmë në këtë mjedis ku jetojmë, me njerëzit me të cilët jetojmë dhe për këtë ne duhet të zgjidhim problemet që ekzistojnë”, mësohet të ketë thënë Janjiç në këtë takim. /tesheshi.com/

 

 

Related posts