Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

DENONCIMI/ Pretendimi i një ish-spiuni saudit: njerëzit e Bin Salman duan të më heqin qafe

Princi i Kurorës saudite Mohammed bin Salman akuzohet se dërgoi një ekip vrasësish elitë në Kanada për të likuiduar ish-operativin e inteligjencës saudite Saad al-Jabri, 61 vjeç.

Në dosjen e çështjes në një gjykatë amerikane thuhet se plani për të likuiduar Jabrin ishte bërë menjëherë pas likuidimit brutal të gazetarit saudit Jamal Khashoggi në Turqi, por ky oficer i inteligjencës saudite u largua në kryeqytetin kanadez Toronto.

Likuidimi i pretenduar u zbulua kur policia kufitare kanadeze zbuloi anëtarët e ekipit “elitat të likuidimit” ndërsa përpiqeshin të hynin në territorin e Kanadasë përmes aeroportit në Toronto, thuhet në të dhënat e gjykatës amerikane.

“Ne patjetër do të vijmë për ju”

Jabri ka qenë në lidhje me vite midis inteligjencës saudite, MI6 të Britanisë dhe shërbimeve të tjera perëndimore të sigurisë, dhe raportohet se u ka dorëzuar një dokument 106 faqesh zyrtarëve të Uashingtonit në lidhje me përpjekjet e pretenduara të trashëgimtarit të fronit saudit për ta likuiduar atë, njëherësh duke e penguar atë që të dëshmojë mbi atë çfarë di për korrupsionin dhe likuidimet politike. Kjo sipas tij, është detyrë e një ekipi elitar të mercenarëve të princit saudit të quajtur “Skuadra Tigër”.

Jabri pretendon se Princi Mohamed u përpoq ta tërheqë atë për t’u rikthyer në Arabinë Saudite dhe se në një rast ai madje i tha: “Ne patjetër do të vijmë te ju”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts