Presidenti i Volkswagen-it: motori me naftë do ekzistojë

A po u vjen fundi motorëve me naftë? Nuk mendon kështu Mathias Muller, Presidenti  Volkswagen-it.

Pasi njoftoi investimin prej 20 miliardë eurosh në motorët elektrikë, Muller tha në të njëjtën kohë se është i bindur në një rilindje të motorëve diesel. Për të, është e mundur që të bashkëjetojnë mes tyre eknologji të së shkuarës dhe të ardhmes.

“Jo vetëm që shpresoj që diesel nuk ka vdekur, por jam i bindur se është duke u përballur me një rilindje”, tha Muller. /tesheshi.com/

 

Related posts