Presidenti slloven, deputetëve të Kosovës: miratojeni Demarkacionin, do t’iu çojë drejt BE-së

Presidenti slloven, Borut Pahot, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka porositur deputetët që ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi për të mos shkaktuat vonesa të më tejme.

Ai ka thënë se këto këshilla ua jep si një mik i Kosovës, sepse Bashkimi Evropian nuk pranon shtete që kanë të pa zgjidhur çështjen e kufirit.

“Si mik i juaji ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet me Serbinë, por edhe të zbatoni marrëveshjet e arritura. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për të zgjidhur marrëveshjet, por edhe për stabilitetin politik për të gjithë rajonin. Ju jeni të vetëdijshëm për përkrahjen e Sllovenisë për të arritur paqe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për të gjithë Kosovën. Ju inkurajoj që të mos hezitoni të miratoni marrëveshjen për Demarkacionin, e di sa është e vështirë por nuk ka mënyrë tjetër. Si mik ju inkurajoj që të mos hezitoni që të zgjidhni këto çështje, që të keni guxim politik, që e cila do të ju çoj drejt BE-së dhe NATO dhe Sllovenia do të iu përkrah në këtë drejtim”, tha Pahor. /tesheshi.com/

 

Related posts