Presidenti me pistoletë në stadium, ndërpritet kampionati grek

Incidentet në derbin PAOK-Selanik  –  AEK-Athinë, ku presidenti i ekipit të Selanikut u fut në fushë me pistoletë në brez, ka bërë që të merret vendimi për pezullimin e përkohshëm të kampionatit.

“Ne kemi vendosur të pezullojmë kampionatin”, u tha gazetarëve zëvendësministri i sporteve, Yorgos Vassiliadis pas një takimi urgjent me kryeministrin Alexis Tsipras.

Ai shtoi se kampinati do të rrinisë vetëm kur të rishihet dhe njëherë rregullorja dhe të ketë dakortësim për respektimin e saj.

Sakaq, ndaj presidentit të armatosur Ivan Savidis është nxjerrë një urdhërarrest.

Nuk është hera e parë që me PAOK ndodhin incidente. Në ndeshjen kundër Olympiakos më 25 shkurt u pezullua para fillimit pasi trajneri i miqve, Oscar Garcia u godit në kokë nga një rrotull tualeti i hedhur nga një tifoz selanikas. /tesheshi.com/

 

Related posts