Presidenti Meta, me kreun e ri të KMSH: ja kush mund ta shpëtojë rininë nga veset

Kreu i shtetit Ilir Meta priti në zyrën e tij kreun e ri të KMSH-së Bujar Spahiu, takim pas së cilit presidenti përcolli mesazhin e rolit të e klerit musliman e jo vetëm, në ruajtjen e rinisë e shoqërisë gjithashtu, na veset e ulëta.

“Një bashkëbisedim i ngrohtë me kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu. E përgëzova për zgjedhjen në këtë detyrë të rëndësishme dhe i shpreha vlerësimin tim për rolin e shquar të KMSH, që nga themelimi i shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, në promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare në vend, si dhe në forcimin e shtetit tonë.

KMSH, ashtu edhe të gjitha bashkësitë fetare në vend, kanë një rol të jashtëzakonshëm për mbajtjen e rinisë larg veseve, drogës dhe kriminalitetit, që dëmtojnë kohezionin social dhe shkatërrojnë familje e jetë njerëzish”, u shpreh Meta.

Ndër të tjera, kreu i shtetit kërkoi që bashkësive fetare t’u kthehen sa më parë pronat. “Të intensifikohen përpjekjet për të bërë të mundur kthimin e pronave bashkësive fetare dhe kompensimin e tyre sa më parë”, theksoi presidenti. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts