Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Presidenti i ri i Këshillit Europian në Tiranë: mbështetje për post-tërmetin dhe negociatat

Tërmeti dhe negociatat, ishin temë kryesore në vizitën e parë të Presidentit të ri të Këshillit Europian në Tiranë, Charles Michel.

“Europa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin”, tha kryeministri Rama në një konferencë të përbashkët shtypi me Michel, i cili nga ana e tij tha se “përtej fjalëve, do të ketë mbështetje reale për vendin tuaj në konferencën donatorëve”, e planifikuar për më 17 shkurt.

Ndërsa sa i përket negociatave, diplomati i lartë i Brukselit tha se muajt e ardhshëm do jenë përcaktues në arritjen e një qëndrimi unanim.

“Sot nuk kemi unanimitet, por do të organizohen mbledhjet në javët e ardhshme për një pozicion unanim. Ka një pikë të rëndësishme që është e pranishme në tryezën e mbledhjes së fundit dhe ka një unanimitet me një pikë: kjo është ambicia e përbashkët nga 28 vendet që konsiderojnë se e ardhmja e Ballkanit duhet të jetë në BE”, tha Michel.

Nga ana e tij, Rama tha se “pavarësisht se cili do të jetë vendimi i radhës për çeljen apo shtyrjen e negociatave, ne do të bëjmë atë sikur të ishin hapur negociatat, se e bëjmë për veten tonë”.

“Kam ndarë me presidentin edhe ambicien për të hedhur një hap të ri dhe pa humbur kohë në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së dhe kështu do të vijojmë hap pas hapi, rëndësi ka që në fund të këtij viti Shqipëria të jetë një vend më i mirë”, tha Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts