Tusk: Jam shumë dakord me politikën e Kryeministrit “zero problem me fqinjët”
Presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk, i ka bërë të ditur Kryeministrit Edi Rama, që “fituesi nuk mund t\i marrë të gjitha”, ndërkohë që i ka kërkuar liderit të opozitës, Lulzim Basha që ti rikthehet politikës konstruktive. “Shqiptarët meritojnë një politikë kompromisi dhe kjo duhet të vijë përpara zgjedjeve lokale të qershorit.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, kryeministri Edi Rama theksoi se “zgjerimi i BE-së me Ballkanin garanton siguri dhe zhvillim ekonomik”.
“Do të kthehem në Shqipëri me energji për shkak të kurajos që kam marrë. Diskutuam rreth axhendës së zgjerimit të BE-së dhe shkëmbyem pikëpamje për fqinjësinë. Ballkani Perëndimor ka potencial. Zgjerimi i BE-së me Ballkanin garanton siguri dhe zhvillim ekonomik. Perspektiva europiane është e rëndësishme për të vazhduar me politikën e paqes. Europa ka nevojë për Ballkanin, po aq sa Ballkani ka nevojë për Europën.”
Ndërkohë, zoti Tusk tha: “Shqipëria duhet të përqendrohet te prioritetet për anëtarësimin në BE. Përgëzova Ramën pasi është bërë shumë kundër krimit në Shqipëri.”
Tre ishin momentet e veçuara në fjalën e Tusk:
Së pari, rëndësia e intensifikimit të përpjekjeve reformuese në vend. Fokusi duhet të jetë mbi prioritetet kyçe të identifikuara tashmë, që prej dhjetorit të vitit të kaluar dhe realizimi i të cilave do të mundësojë edhe hapin e radhës drejt rrugës së aderimit.
Së dyti, roli i Shqipërisë në kuadrin rajonal, u vlerësua si tejet pozitiv, konstruktiv dhe ekzemplar, në ndjekje të politikave të zero problematikave me fqinjët. Edhe kryesimi i radhës i Shqipërisë në procesin e Bashkëpunimt të Europës Juglindore u vlerësua si një rast që Shqipëria të tregojë vetveten si një arketip i fqinjit të mirë. Gjithashtu, në këtë kuadër u vlerësua pozitivisht edhe qëndrimi 100% i qeverisë shqiptare në të njëjtat linja me politikën e jashtme evropiane, çka është domethënëse në procesin e zgjerimit dhe sidomos mbi çështjen aktuale në Ukrainë dhe sfidat e përbashkëta.
Së treti, kërkohet përmirësimi i dialogut të brendshëm politik dhe ndërtimi i një kulture kompromisi të bazuar në dialogun politik dhe jo në bojkot, konfrontim politik dhe në logjikën se, fituesi i merr të gjitha. Një pikë e konsideruar e rëndësishme edhe në kuadrin e afrimit të zgjedhjeve lokale, ku u nënvizua se Shqipëria duhet të jetë po aq konstruktive dhe e arsyeshme në jetën e saj të brendshme politike, siç edhe është në rajon.
Wow, marvelous weblog structure! How long have you been blogging for?
you make running a blog look easy. The full look of
your site is excellent, let alone the content! You can see similar here sklep internetowy