728 x 90 Leaderboard

Presidenti George Weah, sërish në fushë: nxjerr në pension dhe fanellën e tij!

Dikur lojtari më i mirë në botë, e tani president shteti, 51-vjeçari George Weah ka zbritur sërish në fushë për një ndeshje miqësore kundër Nigerisë.

Ishte Shoqata e Futbollit Liberian ajo që vendosi të organizojë një ceremoni për Weah-n dhe daljes në “pension” të fanellës së tij me numrin 14. Sepse ish-sulmuesi i shumë klubeve evropiane, pas zëvëndësimit shoqëruar me brohoritje, doli së bashku me fanellën e tij e cila do të tërhiqet nga përdorimi në ekipin kombëtar të Liberisë.

Ndeshja përfundoi me fitoren e Nigerisë me 2-1.

Weah është i vetmi lojtar afrikan që u shpall nga FIFA si lojtari më i mirë në botë në vitin 1995. Ai e nisi karrierën me klube afrikane dhe kaloi në Evropë në vitin 1988 kur nënshkroi për Monako. Më pas luajti për Paris SG, Milan, Chelsea, Manchester City dhe Olimpik Marseje. Për ekipin kombëtar të Liberisë ai luajti 61 ndeshje dhe shënoi 22 gola.

Në janar të këtij viti, Weah u betua si President i Liberisë. /tesheshi.com/

Related posts