Presidencialet maqedono-veriore: rezultati “kokë më kokë”, vendos raundi i dytë

Duhet të jetë raundi i dytë më 5 maj, kur Maqedonia të mësojë se kush do jetë presidenti i ti i saj, një burrë apo një grua, kandidati i pushteti – Pendarovksi, apo Siljanovka e opozitës VMRO.

Sipas rezultateve të dala nga Komisioni Zgjedhor, Perandovski doli pak më i votuari me rezultat 42,68%, ndërsa Siljanovska arriti të marrë 42,55% të votave. Nga ana tjetër, kandidati shqiptar Blerim Reka mori gjithsej 10,43 % të votave të numëruara.

Ky i fundit u shpreh entuziast për këtë rezultat, duke e konsideruar një vlerësim të lartë politik.

“Ne jemi shumë të kënaqur, pasi kjo i ka kaluar pritshmëritë tona. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqin 3 me 1 në raport me kandidatët e tjerë. Vota kemi fituar edhe në komunat maqedonase. Koncepti ynë ‘Republika për të gjithë’ ka marrë mbështetje edhe në ato komuna ku nuk kemi shtrirje partiake. Kjo jep shpresë se Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Me votat e siguruara ne kemi delegjitimuar partitë tjera shqiptare dhe kjo paralajmëron një pranverë politike. Falënderoj të gjithë ata që votuan për ne dhe ata që nuk votuan për ne duke e ditur se kanë qenë në një shantazh të madh sot”, tha Reka. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts